1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Afganistani goditet nga tërmeti i tretë brenda javës

Një tërmet i ri e ka goditur perëndimin e Afganistanit – disa ditë pas dy tërmeteve tjera të fuqishme, të cilat i kanë lënë të vdekur mbi 1.000 njerëz.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara, ka thënë se tërmeti 6.3 shkallësh i Rihterit është regjistruar afër qytetit të Heratit.

Thellësia e tërmetit ka qenë 6.3 kilometra.

Deri më tani nuk ka raportime për viktima.

Më shumë se 90 për qind e atyre që kanë vdekur nga dy tërmet paraprake ka qenë gra dhe fëmijë, ka thënë Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF).

Herati është qyteti i tretë më i madh i Afganistanit, dhe gjendet në afërsi me kufirin iranian.

Afganistani goditet shpesh nga tërmetet, sidomos në zonën malore Hindu Kush, pasi shtrihet në zonat tektonike euroaziatike dhe indiane. /REL/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img