1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Afganët që ndodhen në Kosovë dyshohen për lidhje terroriste

Afganët që po mbahen në një bazë ushtarake në Kosovë rrezikojnë që t’u ndalohet hyrja në ShBA për shkak të lidhjeve të dyshimta të tyre me talibanët dhe grupet tjera terroriste, kanë thënë zyrtarët amerikanë, raporton gazeta “The Ëall Street Journal”.

Më pak se dhjetë afganë nuk janë kualifikuar për hyrje, pasi zyrtarët e sigurisë gjetën të dhëna diskualifikuese për ta gjatë një procesi të zgjeruar të vetingut, sipas një personi të afërt me këtë çështje. Rreth 90 persona të tjerë po vazhdojnë të hulumtohen nga kampin “Bondsteel” në Kosovë, sipas zyrtarëve të administratës.

Afganët e mbajtur në kampin në Kosovë treguan për kushte të vështira në të cilat familjet me fëmijë kanë kaluar disa muaj në tenda të përbashkëta, me të dhëna të pakta për arsyet e ngecjes së udhëtimit të tyre, sipas Simina Quorishi-t, e cila udhëheq një organizatë jofitimprurëse që u ndihmon grave afgane. Motra e saj është mbajtur në një kamp disa muaj me burrin e vet, që është kontraktor i ushtrisë amerikane, dhe tre fëmijë të vegjël.

Personeli amerikan i inteligjencës, kundërzbulimit dhe mbrojtjes është duke kryer veting të gjerë të individëve në “Bondsteel” për të përcaktuar nëse ka më shumë prej tyre që mund të lejohen për ta vazhduar udhëtimin drejt ShBA-së, siç kanë bërë tashmë disa prej tyre.

Në mesin e afganëve që po mbahen në Kosovë është edhe ish-shefi i një agjencie afgane të inteligjencës, një gjeneral afgan me tre yje dhe një ish-zëdhënës i Këshillit Kombëtar të Sigurisë, përcjell Gazeta Express.

Julie Sirrs, avokate që po e ndihmon ish-shefin afgan të agjencisë së inteligjencës, i cili po mbahet me familje në Kosovë, tha se administrata duhet të ofrojë më shumë burime për ta përshpejtuar shqyrtimin e rasteve. Zonja Sirrs u takua me shefin e agjencisë së inteligjencës, kur ishte duke punuar për çështjet e inteligjencës në Afganistan dhe nuk e di pse ai po mbahet.

“Ai ishte njëri nga aleatët tanë kryesorë. Ai na ndihmoi jashtëzakonisht gjatë asaj periudhës së parë, kur hymë në Afganistan”, tha ajo.

Individët që tani ndodhen në “Bondsteel” janë teknikisht të lirë për t’u larguar ose për t’u tërhequr nga procesi i aplikimit për hyrje në ShBA, por duhet të jetë një shtet tjetër që pajtohet për t’i marrë, thanë zyrtarët amerikanë. Të paktën një person e ka arritur këtë me sukses.

Zyrtarët thanë se në kampin “Bondsteel” nuk ka terroristë të njohur, por refuzuan që të ofronin më shumë informata për atë se kush është duke u mbajtur aty.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img