Site icon PrishtinaPress

Afera Spitali: Ndryshimet ligjore nga ish ministri Imet Rrahmani që i hapën rrugë ndërtimit të spitalit

Do të duhej të pritej viti 2015 që një spital privat në oborrin e QKUK-së të finalizohet së ndërtuari dhe të nisë punën.

Dokumentet tregojnë se procesi i ndërtimit dhe licencimit të spitalit të shumëpërfolur u finalizua në vitin 2015 gjatë kohës që Lidhja Demokratike e Kosovës drejtonte qeverinë me kryeministër Isa Mustafa dhe Ministrinë e Shëndetësisë me Imet Rrahmanin.

Kjo qeveri u krijua në 9 dhjetor 2014 pasi Kosova kaloi gjashtë muaj ngërçin politik të tentativës së VLAN-it.

Pengesa kryesore për ndërtimin e spitalit problematik ishte Udhëzimi Administrativ 08/2007 Për Shërbimin Spitalor në Kosovë i nxjerrë prej Ministrisë së Shëndetësisë. Në Nenin 4 pika F, për kushtet e përgjithshme të ambientit, thuhet se “objektet private spitalore duhet të jenë në largësi së paku prej 1.5 km nga spitalet publike”.

Mirëpo në vitin 2015, kur LDK-ja shtie në dorë ministrinë e shëndetësisë duke vendosur në krye të saj Imet Rrahmanin (njeriun e Lutfi Hazirit) ndryshohet Udhëzimi Administrativ për spitalet duke shfuqizuar të mëparshmin.

Konkretisht në Udhëzimin Administrativ të ri Nr. 06/2015 për Kushtet e Përgjithshme dhe të Veçanta Spitalore i datës 14.07.2015 nuk përmenden më fare si kriter të lokacionit të objektit spitalor distanca nga spitalet publike sikurse bëhej në udhëzimin e mëparshëm të vitit 2007.

Neni 6 i këtij Udhëzimi Administrativ për Lokacionin e Objektit thotë se : “Objekti spitalor duhet ti plotësoj këto kushte: 1) Vend me qasje të lehtë; 2) Kritere hapësinore dhe urbanistike si dhe të 3). Mirëmbajë ambient të sigurt për pacient, personel dhe publikun”.

Exit mobile version