Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka ftuar kryeministrin, Albin Kurti në interpelancë, për çëshjen e Martin Berishajt.
Kështu ka bërë të ditur Abelard Tahiri, kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së.
“Sa i përket çështjes së Martin Berishajt, iu njoftoj se kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, z.Memli Krasniqi ka shtruar një kërkesë për një interpelancë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, që ta ftojë kryeministrin dhe ta ketë një interpelancë për mosshkarkimin e z.Berishaj”, u shpreh ai.
Tahiri tutje u shpreh se skandali i Berishajt nuk e ka prekur vetëm Kosovën, por siç tha ai, edhe disa shtete të tjera.
“Ju e dini që Martin Berishaj është i involvuar në një aferë, në një mega-skandal rajonal. Një skandal i cili nuk e ka prekur thjeshtë Republikën e Kosovës, mirëpo disa shtete dhe vazhdimi i tij të qëndrojë, të shërbejë si Ambasador i Republikës së Kosovës në Kroaci, e dëmton edhe më tutje imazhin tonë dhe në anën tjetër Kosova mbetet peng i një krimi të pazbardhur”, u shpreh tutje ai.