-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Afera e rezervave shtetërore, Prokuroria Speciale: Tre të arrestuarit dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe dhënien e ndihmës

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës Policia e Kosovës – Njësia e Veçantë e Hetimeve, ka realizuar sot bastisje në lokacione të ndryshme në Prishtinë, ku kanë arrestuar tre persona me inicialet  R.M. H.G dhe I.L.

Këtë për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu.

“Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se tre personat e arrestuar, R.M. H.G dhe I.L. dyshohen për veprat ‘’Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’, si dhe ‘’Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’”.

Ndërkaq, gjatë bastisjes janë siguruar dhe sekuestruar prova materiale të cilat do të përdoren për procedurë të mëtutjeshme hetimore.

Të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, do të dërgohen në mbajtje për 48 orë, si dhe brenda afateve ligjore kohore do të bëhet kërkesë për caktimin e paraburgimit.

Të dyshuarit e arrestuar sot janë Ridvan Muharremi, pronar i restorantit “Bukë e zemër” dhe dy zyrtarët e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img