Site icon PrishtinaPress

Afera e rezervave shtetërore: Bastisje në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë

Pas banesës dhe restorantit të Ridvan Muharremit, Policia ka nisur bastisje në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

T7 ndodhet në vendin e ngjarjes.

Gazetari Çlirimtar Morina raportin se dhjetëra policë tashmë ndodhen brenda objektit të ministrisë që udhëhiqet nga ministrja Hajdari.

Raportohet se vet ministrja Hajdari nuk është brenda objektit https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2023/08/Aksioni-i-policise.mp4

Bastisja vjen pas publikimit të incizimeve rreth aferës vaji dhe gruri.

Mëngjesin e sotëm Policia ka nisur një aksion në dy pjesë të Prishtinës. Aksioni raportohet se po kryhet në lokalin e shtëpinë e Ridvan Muharremit, i përfshirë në skandalin e vajit 

Fillimisht, policia ka filluar një aksion në shtëpinë e Muharremit, për të vazhduar më pas në lokalin “Buk e zemër” që po ashtu është në pronësi të tij.

Përveç policisë, në aksion thuhet se po marrin pjesë edhe pjesëtarë të EULEX-it. 

Muharremi akuzuar për keqpërdorime të shumta si dhe është i përfshirë në skandalin e aferës së “vajit”.

Exit mobile version