14.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Afër dhjetë mijë banorë të fshatrave të Skenderajt përfitojnë nga rrjeti i ri elektrik

Në kuadër të planit investiv të KEDS-it, afër dhjetë mijë banorë të komunës së Skenderajt tashmë janë bërë me rrjet të ri elektrik.

Projekti i investimeve në daljen 10kV Likovci, në komunën e Skenderajt, prej të cilit përfitojnë katërmbëdhjetë fshatra, ka përfunduar para pak kohësh. Në këtë linjë të re të Tensionit të Mesëm dhe të Ulët të rrjetit elektroenergjetik janë vendosur 1,450 shtylla të reja të betonit dhe mbi 72,000m përçues elektrikë, si dhe 27 transformatorë të rinj.

Me vënien në funksion të kësaj linjeje të re, tashmë po përfitojnë afër 10,000 banorë të asaj komune.

Menaxheri i projektit në daljen 10kV Likovci, Burim Llugaxhiu, inxhinier në KEDS, thotë se ky projekt ka qenë i domosdoshëm me qëllim që konsumatorët tanë të kenë furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike.

“Konsumatorët tanë të kësaj zone, përveçse kanë cilësi të lartë dhe furnizim pa ndërprerje me energji elektrike, po përfitojnë edhe në aspektin e sigurisë dhe shëndetit, meqë rrjeti i vjetër elektrik është zëvendësuar komplet me një rrjet të ri”, tha ai.

Banorët e kësaj ane shprehen të lumtur për rrjetin e ri elektrik. Ejup Gashi nga fshati Krushevc i Skenderajt thotë se më parë nuk ka pasur shtylla të mjaftueshme dhe, edhe ato që kanë qenë, për shkak të vjetërsisë,  dëmtoheshin.

“Si banor i këtij fshati jam shumë i kënaqur me realizimin e këtij projekti. Falënderojmë KEDS-in që na hoqi rrjetin e vjetër dhe na instaloi të riun”, tha ai.

Edhe Bahri Gashi, banor i asaj ane, u shpreh i lumtur që tashmë kanë rrymë pa ndërprerje dhe pa asnjë defekt.

“Përpara ndodhnin prishje për shkak se shtyllat kanë qenë të drurit dhe të vjetra. Me instalimin e rrjetit të ri elektrik dhe shtyllave të reja të betonit, nuk ka ndodhur asnjë defekt deri tash. Më mirë s’ka ku shkon”, thotë ai.

Me përfundimin e këtij projekti investiv, i cili kap një shumë prej më shumë se 600 mijë eurosh, banorët e këtyre fshatrave kanë furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor me energji elektrike. Mbi të gjitha, kanë edhe siguri. Aktualisht, KEDS-i po realizon më shumë se 250 projekte në mbarë Kosovën.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img