Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” SH.A, ka njoftuar konsumatorët e shërbimit të mbeturinave për klientët e amvisërisë, bizneseve dhe institucioneve që do të bëhet procedimi i borxheve në procedurën përmbarimore përmes Përmbaruesve Privat.
Afati kohor i përmbushjes së obligimeve të klientëve për pagesë të faturës së mbeturinave është deri më 4 qershor 2024.
“Prandaj, bazuar në borxhet e krijuara deri më tani, ju bëjmë thirrje gjithë klientëve që kanë borxhe ndaj kompanisë të shfrytëzojnë afatin kohor si njoftim paralajmërues për kryerje të obligimeve të tyre”, thuhet në njoftimin e Kompanisë Regjionale të Mbeturinave “Pastrimi .
“Po ashtu, njoftojmë gjithë klientët që Kompania “Pastrimi”, ofron mundësinë e marrëveshjes për riprogramim të borxheve me këste deri 24 muaj”.