1.9 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

Afati i BE-së po përfundon, çfarë po ndodh me statutin e Asociacionit?

Deri më 4 gusht duhet të hartohet statusi i Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe (AKS). Ky ishte paralajmërimi i BE-së për Kosovës ndaj kësaj marrëveshjeje të arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Ekipi menaxhues për hartimin e statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, përveç procesverbaleve të takimeve të zhvilluara nuk ka dërguar asgjë tjetër në lidhje me hartimin e statutit.

Kjo është thënë për lajmi.net nga kryesuesi i delegacionit të Kosovës për bisedime teknike me Serbinë, Avni Arifi.

Arifi i cili njëherësh është edhe shef i stafit të kryeministrit Ramush Haradinaj, thotë se statuti për AKS-në ende nuk ka shkuar në Qeverinë e Kosovës.

“Statuti ende nuk ka ardhur, kanë ardh vetëm disa procesverbale”, ka thënë ai.

Megjithëkëtë, ekipa menaxhuese ka dërguar vetëm disa dokumente në Qeverinë e Kosovës e ato ishin në gjuhën cirilike, që Qeveria i ka dhënë vërejtje duke kërkuar që dokumentet që do t’i dërgojnë në vazhdimësi të jenë edhe në gjuhën shqipe.

“I kemi dërguar vërejtje që herën tjetër me i dërguar dokumentet në gjuhën zyrtare, jo vetëm cirilik. Herën tjetër kur e kanë dërguar një dokument i kanë respektuar dy gjuhët”, potencoi shefi i negociatave me Serbinë.

Ani pse kanë mbetur edhe 14 ditë deri në afatin që BE-ja ka dhënë në lidhje me hartimin e statutit të Asociacionit, ekipa menaxhuese e AKS-së, e përbërë nga katër pjesëtarë të komunitetit serb, nuk ka dërguar asgjë konkrete në institucionet e Kosovës.

Krejt çfarë kanë dërguar, sipas Arifit, janë “gjashtë procesverbale të gjashtë takimeve me palë të interesit”.

Tutje, shefi i negociatave me Serbinë, thotë se ekipa menaxheriale për AKS-në nuk ka afat nga Qeveria se kur duhet ta përfundojnë statutin, andaj sytë janë kthyer nga ata dhe tani po pritet përfundimi i statutit.

“Ata e kanë mandatin me draftu statutin nuk kanë ‘deadline’ deri kur. Janë duke e draftu statutin, janë në proces deri ku kanë mbërri nuk e di, po presim prej tyre me përfund statutin”, deklaroi ai.

Ndryshe, nuk ka pasur asnjë njoftim nga kjo ekip në lidhje me punën konkrete rreth statutittë asociacionit.

Kujtojmë, se serbët kërkojë kompetenca ekzekutive për asociacionin, ndërsa, qeveria e Kosovës e kundërshton këtë.

Formimi i Asociacionit së komunave me shumicë serbe është një nga marrëveshjet e arritura në Bruksel, në kuadër të dialogut ndërmjet Prishtinës e Beogradit, përmes së cilës synohet të krijohet një trup që do të mbledhë kryetarët e dhjetë komunave serbe në Kosovë. Megjithatë, ende nuk ka pajtim mes Qeverisë së Kosovës në njërën anë dhe serbëve lokal dhe Beogradit zyrtarë në anën tjetër rreth kompetencave të këtij Asociacioni.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img