Udhëheqësi i një agjencioni turistik në Lipjan, po ashtu aktivist qytetar, Ymer Troshupa ka denoncuar në Policinë e Kosovës një rast të kanosjes.
Ai ka thënë sot se është kërcënuar nga asamblisti i Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Lipjanit, Alban Salihu.
Troshupa, në një deklarim për Paparcin, tha se rasti ka ndodhur në një nga pikat e pompës së derivateve ‘ExFis’ në qytetin e Lipjanit. Tha se asamblisti Salihu është menaxher në pikën e ‘ExFis’ ku pretendohet të ketë ndodhur ngjarja.
“Më ka kapur për fyti dhe më ka larguar jashtë lokalit, normal që edhe unë kam përdorur mënyrat për vetmbrojtje, rastin e kam hapur në polici. Ai më tha që unë punët i kryej edhe privatisht edhe publikisht” tha Troshupa
Tutje, ai tha se ky kërcënim që thotë se i ka ardhur nga funksionari i LVV-së, ndërlidhet me “shkrimet e mia pro dhe kundër Vetëvendosjes”.
Asamblisti i LVV-së, Alban Salihu e ka mohuar të ketë kërcënuar Troshupën.
Ai ka thënë se nuk është përfshirë në asnjë debat me afaristin nga Lipjani.
“Unë nuk e kam kërcënuar askënd dhe asgjë nuk i kam thënë personit në fjalë”, tha Salihu për Paparacin.
Salihu tha se është duke dhënë deklaratën e tij në polici lidhur me ngjarjen.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=3523526864629710&id=100009172929110&ref=embed_post