Aeroporti “Nënë Tereza” në Tiranë njofton se të gjithë pasagjerët, të cilët kanë për të udhëtuar nesër nga ky aeroport duhet të jenë në aeroport katër orë para fluturimit të tyre.
Kjo thirrje vjen nga autoriteti portual për shkak të masave të marra për samitin BE-Ballkani Perëndimor.
“TIA njofton që të gjithë pasagjerët të cilët kanë për të udhëtuar nga TIA në datë 6 dhjetor, janë të lutur që të jenë në aeroport 4 orë para fluturimit të tyre për shkak të masave të marra për samitin BE-Ballkani Perëndimor. Kjo prezencë kërkohet në mënyrë që pasagjerët mos të rrezikojnë humbjen e fluturimit të tyre”, thuhet në njoftim.
Nesër pritet të zhvillohet në Tiranë samiti i BE-Ballkani Perëndimor, ku pritet që 27 liderë të BE-së të mbërrijnë në Tiranë.
Ndërkohë pritet që nesër të zhvillojë edhe opozita protestën e radhës.