Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare, kanë njoftuar se udhëtimi do të bëhet nga Prishtina për në Dusselforf me linjën ajrore EUROWINGS.
“Ju njoftojmë se nga sot deri më 30 Prill, është planifikuar vetëm një fluturim komercial në shkuarje! EW5703 Prishtinë-Dusseldorf (ora 13:25) EUROWINGS”, thuhet në njoftimin e tyre.
Që nga data 13 mars në Kosovë kur u konfirmuan rastet e para të prekur me COVID-19, Qeveria e Kosovës ndërmori një sërë masash për parandalimin e përhapjes së këtij virusi.
Ndër to edhe zvogëlimi i numrit të fluturimeve përmes aeroportit të Prishtinës ‘Adem Jashari’.