Site icon PrishtinaPress

Aeroporti i Prishtinës i zbrazur/ Udhëtarët për Gjermani janë lajmëruar me kohë për anulimin e fluturimeve

Të gjitha fluturimet e planifikuara sot për Gjermani nga Aeroporti i Prishtinës janë anuluar. Kjo për shkak të punëtorët në aeroportet gjermane janë futur në grevë duke kërkuar paga më të larta.

Ekipi i IndeksOnline ka qëndruar sot në ANP “Adem Jashari” dhe ka parë nga afër situatën e krijuar. Asnjë udhëtarë nuk është hasur në aeroport pasi që agjensionet kanë njoftuar me kohë të gjithë udhëtarët që fluturimet për Gjermani kanë dështuar.

Me mijëra udhëtarë kanë pasur të udhëtojnë sot drejt qytetarëve të Gjermanisë, mirëpo ata do të njoftohen me kohë për fluturimin e radhës.

Në të gjithë Gjermaninë, një grevë e gjerë paralajmëruese nga disa sindikata filloi në mesnatë. Trafiku me trena, autobusë dhe aeroplanë do të ndalet kryesisht këtë të hënë. Pothuajse të gjitha aeroportet gjermane janë në grevë, përveç Aeroportit të Berlinit.

Sindikata Verdi kërkon 10.5 për qind dhe të paktën 500 euro më shumë paga mujore për rreth 2.5 milionë punonjës të sektorit publik./PrishtinaPress/

Exit mobile version