1.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Aeroporti “Adem Jashari” i treti në botë për performancë trafiku

Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (KNA), një organizatë e autoriteteve të aeroportit që synon unifikimin e praktikave të industrisë për standardet e aeroportit me seli në Kanada, ka publikuar së fundi një raport mbi performancën e trafikut në botë, përfshirë edhe Kosovën.

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” sipas këtij raporti, në muajin gusht 2022 ka treguar performancë të trafikut prej 23 për qind krahasuar me vitin 2019, gjë e cila e rendit atë në vendin e tretë në botë.

Në krye të renditjes qëndron Shqipëria përmes aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas me 63 për qind të performancës së trafikut krahasuar me vitin 2019.

Në vendin e dytë renditet Bosnje e Hercegovina me 31 për qind, Armenia me 21 për qind renditet e katërta, pasuar nga Rusia e Luksemburgu me nga gjashtë për qind në pozitat pesë e gjashtë, Greqia katër qind, Maqedonia e Veriut 1 për qind, Gjeorgjia 0 për qind.

Vendet tjera të përfshira në këtë raport janë në minus, përfshirë Ukrainën e cila është prekur nga pushtimi rus. Në listë, rënie të trafikut në muajin gusht krahasuar me vitin 2019 ka shënuar edhe Austria 14 për qind, Bjellorusia 61 për qind, Bullgaria 30 për qind, Kroacia 9 për qind, Serbia 5 për qind etj.

Në raport nuk përfshihen Shtete e Bashkuara të Amerikës, Kina, Japonia e disa shtete të tjera me popullsi të madhe.

E themeluar në vitin 1991, Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (KNA) ka selinë e vendosur në Montreal, Quebec, Kanada dhe anëtarët e saj operojnë rreth 2000 aeroporte.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img