Site icon PrishtinaPress

Aeroplanmbajtësja amerikane dhe luftanijet e Koresë Jugore mbajnë stërvitje të reja

Aeroplanmbajtësja amerikane dhe luftanijet e Koresë Jugore kanë filluar stërvitjet e reja, disa orë pasi Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në një protestë të dukshme ndaj stërvitjeve në rritje të aleatëve.

Testi i shtatë i raketave këtë muaj ka bërë të dukshme tensionet në rritje në rajon pasi si testet e armëve të Veriut ashtu edhe stërvitjet e përbashkëta ushtarake SHBA-Kore e Jugut janë intensifikuar raporton Associated Press.

Zëdhënësi i marinës së Koresë së Jugut, Jang Do Young, tha se stërvitjet kishin për qëllim mprehjen e aftësive të përbashkëta operacionale dhe demonstrimin e përkushtimit të SHBA-së për të mbrojtur aleatin e saj me gamën e plotë të opsioneve, përfshirë ato bërthamore, përballë “kërcënimeve bërthamore dhe raketore në rritje të Veriut”./PrishtinaPress/

Exit mobile version