Një aeroplan i aviokompanisë American Airlines që po fluturonte nga Nju Jorku u devijua për në Romë të dielën, për “shkaqe sigurie”, u tha nga linja ajrore në një deklaratë.
Fluturimi 292 i American Airlines, i cili u nis nga aeroporti ndërkombëtar John F. Kennedy, ishte nisur për në aeroportin Ndërkombëtar Indira Gandhi në Nju Dehli.
Ai u ul i sigurt në aeroportin Leonardo da Vinci të Romës Fiumicino, bën të ditur zyrtar të aeroportit italian.
“Siguria është prioriteti ynë kryesorë dhe falënderojmë klientët tanë për mirëkuptimin e tyre”, u tha nga linja ajrore ndër tjera në një deklaratë.