Një aeroplan i pasagjerëve të Koresë së Jugut rrëshqiti nga pista në Aeroportin Ndërkombëtar të Cebu në Filipine, por asnjë nga 173 pasagjerët nuk u lëndua, raportojnë mediat në Filipine, përcjell albinfo.ch.
Një aeroplan Airbus SE A330 që fluturonte nga Seuli në Cebu u përpoq të ulej dy herë në mot të lig përpara se të kapërcente pistën në përpjekjen e tretë, thanë autoritetet e atjeshme.
“Pasagjerët janë shoqëruar në tri hotele lokale dhe po organizohet një fluturim alternativ”, tha linja ajrore.
Ata thonë se aktualisht është duke u identifikuar shkaku i kapërcimit të pistës./Prishtinapress/