0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Aeroplanët pritët të arrijnë 20 minuta më herët në Kosovë, pritet ulja e çmimit të biletave

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti SOT pritet të nënshkruajnë një marrëveshje bilaterale për korridorin e qiellit të hapur, me të cilin parashihet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi, nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës.

Samir Bllacaku, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, ka thënë për indeksonline se kjo marrëveshje është në frymën e normalizimit të hapësirës ajrore mes dyja vendeve dhe i paraprinë hapjes se korridoreve ajrore, për fluturimet komerciale.

“Republika e Kosovës ne bashkëpunim me NATO-n vazhdimisht është angazhuar në normalizimin e hapësirës ajrore, me te gjitha vendet e rajonit. Kjo marrëveshje është në frymën e normalizimit të hapësirës ajrore mes dyja vendeve dhe i paraprin hapjes se korridoreve ajrore për fluturimet komerciale”, ka thënë Bllacaku.

Sipas tij kjo marrëveshje është e rëndësishme, pasi që deri me tani këto korridore, janë shfrytëzuar vetëm nga fluturimet e NATO-se.

E me hapjen e korridoreve Ajrore me Malin e Zi, ai thotë se distanca e fluturimit do të shkurtohet për rreth 15 deri në 20 minuta. Ndërkaq ka thënë se megjithëse me shkurtimin e rrugëve ajrore shkurtohen dhe shpenzimet, çmimet e biletave përcaktohen nga kompanitë ajrore.

“Me hapjen e korridoreve ajrore me Malin e Zi, distanca e fluturimit shkurtohet për rreth 15-20 min. Me shkurtimin e rrugëve ajrore, shkurtohen shpenzimet, por çmimet përcaktohen nga kompanitë ajrore”, ka thënë Bllacaku.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img