Site icon PrishtinaPress

Adriatik Kelmendi viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë, jep detaje nga takimi

Gazetari i njohur kosovar, Adriatik Kelmendi ka vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë. 

Kelmendi ka thënë se vazhdin që ta thotë me zë të lartë se kjo Gjykatë është e njëanshme dhe e padrejtë.

“Në emër të drejtësisë!
Sapo përfundova vizitat te Hashim Thaçi, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi në Hagë, ku e takova edhe Kadri Veselin.
Dy herë e kam intervistuar dhe kam dëgjuar argumentet e Presidentes së Dhomave të Specializuara, gjyqtares Ekaterina Trendafilova, me të cilën kemi dakorim edhe për një intervistë të tretë.
Disa herë i kam intervistuar dhe kam dëgjuar argumentet e avokatëve ndërkombëtarë dhe vendorë të të akuzuarve.
Vazhdoj ta mendoj, ta shkruaj dhe ta them me zë të lartë atë që ua kumtoj edhe diplomatëve të huaj dhe kujtdo që i intereson, se:

Gjithmonë jam angazhuar për viktimat dhe për drejtësinë. Vazhdoj të angazhohem për viktimat dhe për drejtësinë.
Por të gjithë e dimë se nganjëherë është një vijë shumë e hollë që ndan drejtësinë me padrejtësinë. Se duke mos pasur kujdes, mund të shkaktohen viktima të tjera.
E pastaj në vend të drejtësisë arrijmë – padrejtësinë” shkruan Kelmendi në njoftim.

Exit mobile version