Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar pas deklaratës së dhënë nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla e cila e quajti “gjeneral të vetëshpallur”, Ramush Haradinajn.
Kelmendi, argumentete Gërvallës i ka cilësuar sikur të Serbisë, madje, ai e cilësoi Gërvallë si të “rrezikshme dhe me prapavijë djallëzore”.
Postimi i plotë:
Mos harroni, “argumentet” e Donikës janë argumente të Serbisë. Ajo është e rrezikshme dhe me prapavijë djallëzore. Lexojeni me kujdes.
Kur Donika Gërvalla Shfarc e quan Ramush Haradinajn gjeneral i vetëshpallur, pra i rremë, kjo i bie se edhe UÇK-ja ka qenë ushtri e vetëshpallur, e rreme.
Nëse UÇK-ja ka qenë ushtri e vetëshpallur, pra e rreme, atëherë edhe kauza e saj për çlirim i bie e rreme.
Nëse kauza për liri ka qenë e rreme, atëherë edhe shtetësia e Kosovës del të jetë e rreme.
Për më shumë, kur quhet e rreme përpjekja e një familjeje si kjo e Ramushit dhe Dautit, që e ka marrë barrën e organizimit të luftës në Dukagjin – që kanë Luanin të vrarë në kufi duke bartë armë dhe Shkëlzenin në front me Serbinë – atëherë ti je duke u shërbyer me argumentet e Serbisë.
Vetëm Serbia deri tash e ka quajtur të rreme UÇK-në, të rremë ushtarët dhe gjeneralët e saj, të rreme kauzën për liri, të rreme kauzën për shtet.
Si doli një ministre e Kosovës, si Gërvalla, me argumentet e njëjta? Të Serbisë?
A është koha që të shikohet se cila është agjenda e vërtetë e këtyre njerëzve? Si u bë që dikush si ajo, duke u thirrë në prindër, pa verifikime personale, e cila as flamujt nuk i njeh, të instalohet si ministre e Jashtme e shtetit? Si u bë që është e vetmja ministre e Jashtme, gjatë mandatit të së cilës nuk ndodhi bash asnjë njohje dhe asnjë anëtarësim serioz i Kosovës? Si ndodhi që Kosova gjatë mandatit të Gërvalla Shfarcit është nën sanksione?!
Kjo është tepër, tepër e dyshimtë!