0.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Adriana Matoshi, prezantuese e ‘Festivalit të Këngës 2023’

“Festivali i Këngës” do të ketë më shumë se një prezantues, por deri më tani është zbuluar vetëm një prej tyre. Në konferencën për shtyp, organizatorët zbuluan se një nga prezantueset, gjithashtu pjesë e ekipit realizues, është aktorja e njohur Adriana Matoshi.

“Do të jem një prezantuese e re, që për herë të parë në jetën time marr pjesë në këtë event. Është një sfidë e madhe për mua, por si person mua më pëlqejnë sfidat. Mezi po pres që të fillojë festivali dhe të kënaqemi me këngët që i keni përzgjedhur. Suksese të gjithëve dhe uroj që të kënaqemi bashkë,” u shpreh Matoshi.

Zbulohet një nga prezantueset e ‘Festivalit të Këngës

Ekipi që do të realizojë festivalin e këtij viti përbëhet nga Bojken Lako, drejtori artistik, Enkel Demi si skenarist, kantautori Elton Deda, regjisori Pali Kuke si edhe prezantuesja Adriana Matoshi.

“Festivali i Këngës” do të mbahet në datat 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img