0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Adriana Matoshi kthehet nga Turqia, kjo është gjendja e saj

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, është kthyer në Kosovë, pas një operacioni që pati si shkak i një sëmundje të re.

Burime të sigurta të Klankosova.tv, pranë saj bëjnë me dije se ajo u kthye nga Turqia të hënën në mbrëmje, dhe se gjendjen e ka të mirë.

Të njëjtat burime thonë se Matoshi do të jetë në regjim shtrati për rreth gjashtë javë.

Ndryshe, Adriana ka shkruar edhe vetë në Facebook, pak ditë pasi kreu operacionin. Ajo tha se edhe tumori I tretë iku dhe për këtë falënderoi Zotin,

Ky është postimi i saj plotë i bërë pak ditë më parë në llogarinë e saj në Facebook:

Nuk mund të mos a mbaj premtimin. Po kthehna!

Me fitoren e tretë.

Prej ditës kur ju informova për sfidën tem të re, telefoni nuk u ndalë prej mesazheve e telefonatave.

Vazhdimisht jam prezente në klinika e spitale të ndryshme. Kur shkoj e takoj prindë të pashpresë për fëmijët e tyne, ju jap motiv e tentoj me i gjetë fjalët ma të duhuna që ia ngrohin zemrën një prindi në ato çaste.

Tash e di dhe vet sa peshë paska prezenca e fjalët e ngrohta.

Në situata të tilla jemi krejt të barabartë. Njerëz të thjeshtë prej trupi, shpirti e zemre.

Sot po ndihem ma mirë. Iku dhe tumori i tretë.

U zgjova ma në fund edhe prej një andrre të keqe.

Kur e pashë interesimin e përkrahjen e të gjithëve ju, u binda që kam ma ia dalë prapë.

Uroj të jetë sfida e fundit në lidhje me shëndetin.

Falenderoj Zotin që pranoi lutjet tona, e më drejtoi si gjithmonë tek doktorë profesionistë të cilët ma shpëtojnë jetën qe disa herë.

Falenderoj mikeshën time Sellma Dubova, një feministe e punëtore e pashoqe për krejt ata që e njohin.

Falenderoj dr. Hetem Ramadanin për krejt këshillat qysh me e mbrojt shëndetin e me ngritë imunitetin me disiplinën ditore.

Falenderoj zemrën tem, shoqen tem që këto ditë ka qëndru afër meje.

Vali përjetësisht të jam mirënjohëse.

Rina Zeka për krejt ato mesazhe t’omla e motivuese, t’du yll.

Gjunjëzohem para dashnisë tuaj t’pastër.

Ashtu qysh premtova, unë po kthehna.

Shihemi së shpejti…

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img