Site icon PrishtinaPress

Adriana Matoshi i bën partnerit dhuratë për Krishtlindje, ai e falënderon në shqip

Aktorja e njohur, Adriana Matoshi, po e shijon në maksimum lidhjen e saj me afrikanin, Keith Groeneveld.

Shpesh, dyshja ndajnë me ndjekësit e tyre fotografi të ndryshme në rrjetet sociale, duke bërë kështu që të jenë edhe të shumë komentuar në media.

Së fundmi, me rastin e festave të fundvitit, Adriana duket se ka vendosur ta befasojë të dashurin me një dhuratë të veçantë.

Këtë e ka bërë të ditur i dashuri i saj përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku edhe ka shfaqur dhuratën e festave të pranuar nga Adriana.

Bëhet fjalë për një kartolinë të madhe, e cila ka në ballë portretin e çiftit, ndërsa është e shoqëruar me drita festive.

Duket se të qëndruarit në Kosovës, ka bërë që Keith të mësojë pak gjuhën shqipe, kjo pasi edhe falënderimin në mbishkrimin e fotografisë e ka bërë në shqip.

Foto: Adriana Matoshi/InstaStory

“Të dua zemër, Adriana Matoshi”, ka shkruar ish-futbollisti i Feronikelit në InstaStory.

Adriana dhe Keith janë komentuar shumë në media dhe rrjetet sociale për lidhjen e tyre, shkaku i diferencës së madhe në moshë mes çiftit.

Exit mobile version