Adnan Dibrani, është kosovari i parë që bëhet deputet i Parlamentit Evropian.
Dibrani i ka fituar votat e nevojshme për t’u bërë pjesë e PE-së.
Lajmi u bë i ditur nga shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri.
“Adnani është nga Mitrovica dhe ka emigruar në Suedi në vitet e 90-ta, ku kishte një angazhim të madh si qytetar aktiv. Ai ishte deputet në Suedi dhe gjithashtu anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, shkroi Tahiri.