7.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Adi Krasta fiton garën për zv/drejtor të RTK’së

Konkursi për pozitën e zëdhënës-drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës i mbajtur me 22 nëntor 2022, shkoi në rivlerësim pas vendimit të Komisionit për Ankesa. Sot u vendos se kush do të udhëheqë me këtë pozitë.

Gazeta Insajderi ka mësuar se gazetari nga Shqipëria, Adi Krasta ka fituar garën për këtë pozitë.

Kandidatja tjetër, Ilire Zajmi ka ka konfirmuar se ka fituar mbi 80 pikë.

Kam dal e para në intervistën e mbajtur me 19 dhjetor, dhe jam vlerësuar me më se shumti pikë 82. 60”, tha shkurt ajo për Insajderin.

Kandidat të tjerë në garën për zëdhënës drejtor gjeneral ishin edhe Rilind Gërvalla dhe Naser Thaqi.

Insajderi ka provuar të kontaktojë me menaxherin e RTK’së, Shkumbin Ahmetxhekaj, por i njejti nuk ka kthyer përgjigje.

Ndërkohë Gazeta Insajderi merr vesh që komisioni i ankesave e ka kthyer çështjen në rivlerësim pasi njëri nga kandidatët është ankuar.

Kujtojmë se, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Radio Televizionit të Kosovës, Fadil Hoxha, kishte deklaruar se ka informacione se gazetari nga Shqipëria, Adi Krasta, mund të jetëdrejtor i ardhshëm i televizionit publik në Kosovë.

Por, sipas tij ligji e thotë që për të qenë pjesë e menaxhmentit duhet Krasta të ketë nënshtetësi të Kosovës.

“Ligji i RTK-së e ka kusht që për të qenë menaxhment i televizionit duhet të ketë nënshtetësi të Kosovës. E kjo që e publikoi Krasta, pikërisht në kohën e konkursit mbetet për me u pa. Nuk e di saktësisht, kishte thënë Hoxha në një intervistë në Periskop.

Ndryshe ditë më parë, gazetari Krasta, përmes një postimi në Facebook, kishte konfirmuar se ka marrë nënshtetësinë kosovare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img