-2.9 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Ademi në arrest shtëpiak, FFK-ja kujton rizgjedhjen e tij

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, është në arrest shtëpiak për një muaj. Por, shtëpia të cilën e udhëheq Ademi të enjten kujtoi rizgjedhjen e tij edhe për një mandat në krye të FFK-së. Gjykata Themelore në Prishtinë, në fund të muajit të kaluar aprovoi kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për të caktuar masën e arrestit shtëpiak për një muaj për Ademin. Kreu i FFK-së është i dyshuar për “keqpërdorim të besimit” dhe “shmangie nga tatimi”, që lidhen me FFK-në.

“Sot u bë një vit nga Kuvendi Zgjedhor i FFK-së, në të cilin presidenti Agim Ademi është zgjedhur me shumicë dërrmuese të votave të delegatëve për mandatin e tij të dytë katërvjeçar. Mandati i ri filloi me moton ‘Bashkë për Futbollin’. Programi gjithëpërfshirës katërvjeçar i hartuar nga presidenti Ademi, i mbështetur nga profesionistë të fushës, u përkrah nga komuniteti i futbollit dhe nga delegatët e Kuvendit të FFK-së”, shkruan në fillim të shkrimit të gjatë të FFK-së.

Në fakt, mes shumë kundërshtimesh Ademi, që ishte kandidati i vetëm për të parin e FFK-së, pati marrë 42 vota në Kuvendin Zgjedhor të vitit të kaluar. Kuvendi ishte i mbyllur për media, me përjashtim të platformës “Art Motion” që kishte të drejtën e transmetimit. Votimi ishte i hapur, por pjesë e atij Kuvendi nuk ishin 15 delegatë të pakënaqur me punën e Ademit. Disa prej kuvendarëve dhe ish-zyrtarëve të FFK-së Kuvendin e quajtën të jashtëligjshëm. Edhe një opinion i MKRS-së, përkatësisht i Departamentit Ligjor, pati vlerësuar se FFK-ja atëbotë kishte shkelur Statutin dhe Ligjin për sport me thirrjen e Kuvendit Zgjedhor. FFK-ja nuk ka lejuar kandidimin e Gramoz Vokrrit për kryetar, me arsyetimin se ai nuk i ka plotësuar kushtet. FFK-ja të enjten ka numëruar arritjet nën drejtimin e Ademit. Në faqen zyrtare të FFK-së është përshkruar puna e Ademit edhe nëpërmjet një videoje si dhe fotografive të fushave të futbollit, vizitës së zyrtarëve më të lartë të FIFA-s dhe UEFA-s në Kosovë, suksesi i Ballkanit në Ligën e Konferencës e disa të tjera.

“Pra, me gjithë sfidat e peripecive të shumta rrugëtuam suksesshëm drejt përmbushjes së pikave dhe objektivave të programit katërvjeçar… dhe kështu do të vazhdojmë edhe në vitet në vazhdim, me synimin e vetëm – ta çojmë futbollin tonë në një nivel tjetër”, shkruan në fund të një shkrimi të gjatë të FFK-së.

FFK-ja ende nuk ka marrë licencë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS). FFK-ja ka aplikuar për licencim, por nuk e ka marrë ende. Është në proces të licencimit. Dokumentacioni po i shqyrtohet nga Komisioni Vlerësues për Licencim të Federatave Sportive të Kosovës. Në fakt, Komisioni për Shqyrtimin dhe Vlerësimin e Kërkesave për Lëshimin e Vërtetimeve për Sponsorizim, konkretisht në fushën e sportit i ka njoftuar më herët klubet e futbollit se asnjë vërtetim për sponsorizime nuk do të lëshohet derisa FFK-ja të pajiset me licencë nga MKRS-ja. FFK-ja dhe klubet e saj kanë bërë më së shumti kërkesa për sponsorizime. Rreth katër milionë euro është shuma e humbur nga FFK-ja dhe klubet e futbollit, nga dhjetori e tutje, shkaku që FFK-ja nuk është pajisur ende me licencë nga MKRS-ja./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img