9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ademi: I lumtur që FFK-ja dha kontributin e saj në manifestimet e Epopesë së UÇK-së

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ishte pjesëmarrës në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 25 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, në Kampin Nacional në Hajvali.

Ku u zhvillua ndeshja vëllazërore futbollistike ndërmjet ekipeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH).

Ai u shpreh se ishte kënaqësi të shohësh ushtret e dy vendeve tona në uniforma sportive.

‘’Kënaqësi të shohësh ushtarët e dy vendeve tona në uniforma sportive, të cilët përveç shërbimit të tyre ushtarak në mbrojtje të atdheut dhe gatishmërisë për misione humanitare e paqësore kudo në botë, sot na dhuruan spektakël futbolli në Kampin Nacional në Hajvali’’, ka shkruar ai.

Në këtë aktivitet mori pjesë Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Dalina Osmani, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi si dhe zyrtarë dhe oficerë të shumtë.

Më tutje Ademi u shpreh i lumtur që FFK-ja e dha kontributin e saj në zhvillimin e kësaj ndeshjeje, e cila ishte pjesë e manifestimeve të Epopesë së UÇK-së.

Përfundimi i ndeshjes u kurorëzua me ndarjen e kupave, medaljeve, dhuratave dhe mirënjohjeve për më të mirët nga ana e Ministrit Mehaj, Gjeneral Jasharit e Gjeneral Xhebexhiut. /IndeksOnline/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img