Site icon PrishtinaPress

Adem Salihaj apel kryeministrit: Rrëzoje murin (Video)

Qeveria e Kosovës nuk do të duhej të lejonte fare ndërtimin e murit në veri të vendit. Institucionet do të duhej qe ta mbikëqyrin gjithë procesin e rifunksionalizimit të urës. Kështu po vlerëson deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj. Ai i ka kërkuar qeverisë së Kosovës qe të mos vonohet dhe ta rrëzojë sa me shpejt këtë mur.

Salihaj në një intervistë për emisionin ‘Fakt Plus’ me Leotrim Berishën, ka thënë se sa me shumë qe zgjatet çështja e murit, atëherë puna do të ndërlikohet edhe me tepër.
Ai ka kritikuar qasjen e delegacionit kosovarë qe po udhëheq bisedimet në Bruksel. Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, sipas tij, duhet të dorëhiqet ose shkarkohet pasi nuk është e aftë të udhëheq ketë proces.
Në këtë intervistë ai ka folur edhe për funksionalizimin e Gjykatës Speciale dhe zgjedhjeve të parakohshme. PDK-së, sipas tij, po i ngutet qe në pranverë të ketë zgjedhje pasi i gjithë lidërshipi i saj mund të përfundojë në Hagë.
E, sa i përket propozimit të kryeministrit për të matur territorin e vendit, deputeti i LDK-së ka thënë se kjo është ide e vjetër dhe e cila nuk e zgjidhë problemin.

Exit mobile version