3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Adem Jashari shquhej për luftë, Hamza ishte “prijësi politik” i familjes

Pas sulmit të dytë ndaj Jasharëve më 22 janar të vitit 1997, ish-korrespodenti i gazetës “Koha Ditore”, Adem Meta, kujton takimin me Adem Jasharin. Ai po qëndronte në oborrin e shtëpisë, ku po mblidhte gëzhojat dhe mbetjet e tjera të armatimit të policisë serbe.

Oborri ishte plot me njerëz që vinin ta vizitonin familjen pas ngjarjes. Në mbamendjen e tij i ka mbetur një bisedë e shkurtër me komandantin e UÇK-së, shkruan sot Koha Ditore.

“Ademi ishte duke grumbulluar municionin që u kishte mbetur i pashfrytëzuar serbëve nga luftimet. Hapësirën me gëzhoja të minahedhësve dhe armëve të tjera e kishte rrethuar me një sixhim (pe). Kur e kemi përshëndetur u kthye dhe u afrua nga ne. I thashë që mos ta marrë mundin që ta kalojë sixhimin. Ma ktheu se mes vëllaznive as peri nuk duhet me qenë në mes”, tregon ai.

Para dhe gjatë luftës Adem Meta kishte raportuar për ngjarjet që po ndodhnin në Prekaz dhe rrethinë. Në të njëjtën kohë ishte edhe pjesë e Këshillit për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ). Puna e tij ka bërë që të ketë kontakte të shumta me familjen Jashari, veçanërisht pas sulmit të dytë, atij të 22 janarit.

Përtej asaj që njohim, ai tregon personalitetin e Adem Jasharit, të cilin ai kishte pasur rastin ta takonte edhe në baza ditore. Thotë se ka qenë fjalëpakë. Përderisa Ademi shquhej për luftë, vëllai i tij, Hamza, ishte “prijësi politik” i familjes.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img