Kështu, Mitrovica do të bëhet qyteti i radhës me shtatoren e Komandantit legjendar, Adem Jashari.
Bislimi deklaroi se kjo është ditë e madhe sepse, edhe Mitrovica i bashkohet qyteteve që do të stolisen me shtatoren e Komandantit legjendar Adem Jashari, mesazh i lirisë ndër breza.
Bislimi ka shkruar në rrjetin social si vijon:
“Pas një debati të ashpër, arritëm që përfundimisht të miratojmë propozimin tonë si rekomandim drejtuar ekzekutivit të Komunës, që sa më shpejt të jetë e mundur të vendoset shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari në Mitrovicë.