Ish-zëvendësi i Fatmir Limajt gjatë kohës sa ishte në krye të Ministrisë së Transportit, Adem Grabovci do të dëshmojë në gjykimin kundër tij, në rastit e njohur si MTPT.
Lajmin për Insajderin, e ka konfirmuara avokati i Limajt, Tahir Rrecaj. Ai tha se Grabovci do të jetë i pranishëm në sencën që do të mbahet në gjysmën e mujit shkurt, në cilësinë e dëshmitarit.
“Seanca e radhës për këtë rast do të jetë me 1 shkurt, ndërsa Adem Grabovci është paraparë të dëshmoj në senacën që do të mbahet me 15 shkurt”, tha Rrecaj.
Grabovci, fillimisht i dyshuar, në kohën kur kishin filluar hetimet për rastin e korrupsionit në ministrinë e Transportit. Atë kohë ishte dhene urdhëri nga gjykata për përgjime ndaj tij.
Prokurori i EULEX-it në këtë rast kishte mbyllur hetimet për mungesë provash, mirëpo pas publikimit të përgjimeve nga Gazeta Insajderi, në serinë e njohur si “Dosja e Shefave”, Prokuroria Speciale ka nisur hetim të ri.
Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci hetohet për dy vepra penale: keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Kosovës. /Insajderi/.