Diva e muzikës pop në Kosovë, Adelina Ismaili është takuar sot me Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi
Këngëtarja, e cila është e njohur edhe si një përkrahëse e LDK-së, vazhdimisht, ka postuar një foto me një status ku e vlerëson lart Dumoshin.
“Sot, urova Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për detyrën e re znj, Vlora Dumoshi. Ministrja Dumoshi, do të lë trashëgimin e mendjes së ndritur, në ndërtimin e kulturës, në stilin e lojës së sportit dhe në tingujt e rinisë, sepse në artin e shpirtit të saj lulëzojnë këto bukuri”, ka shkruar në këtë foto Adelina.
Më parë, Adelina është parë se e ka përkrahur Vjosa Osmanin në zgjedhje për kryeministre të Kosovës.
Ajo po ashtu ka përkrahur formimin e koalicionit qeverisës, VV-LDK.