Ka mbaruar edicioni i shtatë i spektaklit të famshëm të vallëzimit “Dance Albania”.
Konkurrentet Cindy Marina dhe Adelina Tahiri kanë mbetur në fund të garës së këtij vallëzimi.
Pas eliminimit të Melisa Lleshit, televotimi i publikut u rihap për të zgjedhur fituesen.
Megjithëse ishte një diferencë e vogël në vota, fituese e këtij edicioni në këto 14 javë vallëzimi u shpall këngëtarja Adelina Tahiri.
“Shumë emocione, kjo ka qenë një ëndërr e madhe kështu që ëndrra ime u realizua”, u shpreh artistja e njohur nga Maqedonia.
Spektakli madhështor përgjatë këtyre javëve solli përplot emocione dhe befasi të shumta.
Në garë kanë qenë të përfshira shumë yje si: Arbnora Ademaj, Arta Nitaj, Anita Muçaj-Haradinaj, Orgesa Zaimi etj.
“Dance With Me Albania” nisi më saktësisht në muajin shtator.