Adele e ka zakon të emocionohet në skenë teksa këndon këngët e saj të dashurisë, por dëfrimi i saj i fundit është për një zbulim gjinor… jo të sajën, por për disa fansa të saj në Vegas.
Chris Dare dhe gruaja e tij, Shantelle Lord, organizuan festën e zbulimit gjinor në koncertin e Adele në Caesars Palace, duke e bërë këngëtaren t’i përgjigjet pyetjes: djalë apo vajzë?, shkruan TMZ.
Adele ishte e mbushur me emocione që nga fillimi teksa zbuloi se prindërit e ardhshëm do të kenë një djalë, gjë që bëri që ata të tre dhe të gjithë audienca të kërcenin nga gëzimi.
Pasi u uroi atyre të mira, Adele shpërtheu në lot, duke i kërkuar falje turmës që u emocionua.
Adele është vet nënë e një djali 11 vjeçar të quajtur Angelo.