Site icon PrishtinaPress

AC Milan informon Bolognan se do ta aktivizojë klauzolën e Zirkzee

AC Milan e ka informuar Bolognan se duan ta aktivizojnë klauzolën e sulmuesit Joshua Zirkzee.

“Rossonerët” janë në kërkim të një qendërsulmuesi të ri për ta zëvendësuar Olivier Giroud dhe tani e kanë bërë prioritet nënshkrimin e holandezit.

Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, Milani ka qenë në kontakte me Bolognan dhe iu ka konfirmuar planet se duan ta aktivizojnë kluazolën prej 40 milionë eurove në kontratën e Zirkzee.

“Rossonerët” janë të bindur nga talenti i sulmuesit dhe e shohin si adekuati për të ndihmuar skuadrën që të luftojë për titullin kampion, andaj tani po punojnë për të gjetur edhe marrëveshje personale në mënyrë që ta aktivizojnë klauzolën më 1 korrik.

Negociatat janë shumë të avancuara me 23-vjeçarin, që gjithashtu është pajtuar në parim me kalimin te Milani, mirëpo situata ka ngecur te agjenti Kia Joorabchian, i cili kërkon rreth 10-12 milionë euro komisione.

Zirkzee ka qenë ndër sulmuesit më të kërkuar ngase është ndjekur nga afër edhe prej Arsenalit, ish klubit Bayern Munich si dhe Juventusit, mirëpo që Milani duket se e ka fituar garën.

Kësisoj, gjiganti italian pritet të largohet nga gara për shërbimet e Armando Brojës, që ishte kandidat për t’u bërë sulmues i skuadrës italiane.

Exit mobile version