7.3 C
Pristina
Friday, November 8, 2024

Buy now

spot_img

“Abuzime tepër të mëdha” Abelard Tahiri akuzon qeverinë: 30 kontrata në vlerë 72 milionë euro për 5 muaj

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë se në asnjë periudhë të Kosovës nuk ka ndodhur që të ketë 30 kontrata një-burimore për 5 muaj.

Tahiri në Pressing të T7 ka folur të mërkurën për rastin e arrestimit të Nagip Krasniqit, të cilët pas pezuillimit i është pezulluar pozita si shef i KEK’ut.

Sipas depuetit opozitara vlera e këtyre 30 kontratave ka qenë 72 milionë euro.

”Asnjëherë në vendin tonë, në KEK e as në një kompani publike ose në institucio shtetëror nuk mundesh me gjetë një periudhë 5 mujore nga tetori deri në fund të muajit të kaluar me arritë me i pas 30 kontrata, një burimore, të negociouara duke iu shmang ligjit të prokurimit, duke mos u bë publike fare me vlerë 72 milionë euro“, ka thënë Tahiri.

Sipas tij ”kontratat një burimore janë burimi kryesor i korrupsionit”.

”Nuk po them që i kanë vjedhë 72 milionë”, tha Tahiri teksa akuzoi pushtetin për përfshirje në korrupsion.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img