6.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Absurditeti i Speciales: Prokuroria kërkoi për Salih Mustafën dënim më të madhe se sa për të gjithë kriminelët serbë të luftës

Sipas organizatës joqeveritare Fondi për Të Drejtën Humanitare, si pasojë e luftës në Kosovë kanë vdekur 13 mijë e 535 persona, janë dhunuar rreth 20 mijë gra dhe ende mijëra të tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur. Janë dëbuar afër 1 milion njerëz dhe dëmet e luftës vlerësohen disa miliarda.

Për të gjitha këto nga Tribunali Ndërkombëtar për ish-Jugosllavi në Hagë, njeriu kryesor i Sllobodan Millosheviç për Kosovë, Nikola Shainoviç ishte dënuar me 22 vjet burgim.

Shainoviç ishte zëvendës-kryeministër i Jugosllavisë dhe përfaqësues i Millosheviç-it për Kosovë gjatë kohës së luftës. Gjithçka që kishte ndodhur në luftë rëndonte edhe mbi Shainoviç-in. Pas apelit, dënimi iu zvogëlua në vetëm 18 vjet dhe pasi mbajti dy të tretat e dënimit u lirua fare për sjellje të mirë. Përfundimisht, 12 vjet burgim për mbi 13 mijë të vrarë.

13 vjet më vonë nga dënimi i Shainoviç-it, në të njëjtin qytet, por në një tjetër gjykatë, atë Speciale të Kosovës, Salih Mustafa, ish-komandant i UÇK-së, po akuzohet për “ndalim arbitrar, trajtim çnjerëzor, torturë” dhe “një vrasje të paligjshme”.

Prokurori i rastit, Cezary Michalzuk, ka kërkuar për Mustafën 35 vjet heqje lirie.

Po u shpall i fajshëm, Mustafa do të dënohet plotë 17 vjet më shumë se Shainoviç, bashkë-përgjegjësi për 13 mijë e 535 vrasje dhe 20 mijë dhunime.

Rasti i Shainoviç-it nuk përbën një përjashtim rregulli nga të dënuarit e tjerë serbë për “krime lufte” dhe krime “kundër njerëzimit”. Të gjithë të akuzuarit nga tribunali ndërkombëtar, janë dënuar shumë më pak, se sa po kërkohet të dënohet Mustafa për një vrasje të paligjshme, si akuza më e rëndë.

Dragoljub Ojdaniç, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kosovë, përgjegjës për krime në luftën e Bosnjës dhe personi kyç në operacionin e deportimit të shqiptarëve nga Kosova, mori vetëm 15 vjet dënim, për dhjetëra vepra për të cilat akuzohej në kuadër të aktakuzës për kryerjen e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit.

Kolegu i tij, Komandanti i forcave të ushtrisë së Jugosllavisë në Prishtinë, Vladimir Lazareviç, u dënua edhe më pak.

Koloneli-gjeneral përgjegjës për kryerjen e krimeve nga ushtria serbe në Kosovë, mori vetëm 14 vjet burgim.

Gjithçka që ndodhte gjatë luftës në Kosovë ishte ose e mbikëqyrur, ose e planifikuar nga vetë Lazareviç, thoshte akuza për të në Tribunalin në Hagë.

Edhe përgjegjësi për krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit të shkaktuara nga policia e Serbisë në Kosovë, Sreten Lukiç, nuk kishte marrë më shumë se 20 vjet dënim nga Tribunali Ndërkombëtar.

Lukiç, në kohën e luftës, ishte Shef i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP-it) për Kosovë.

Ai ishte dënuar për krime luftë, thyerje të ligjeve të luftës, planifikime të shpopullimit masiv të Kosovës, persekutime në baza politike, kombëtare e religjioze, vrasje dhe organizime të tjera si grup kriminal.

Prapë, të gjitha këto vepra i kishin dhënë Lukiç-it një dënim prej 20 vjetësh, 15 më pak se sa po kërkohet nga prokuroria e Gjykatës Speciale për Salih Mustafën.

Kredibiliteti i Gjykatës Speciale

Operime të tilla kanë bërë që në Kosovë të dyshojë shumë kush për kredibilitetin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit Special.

Përtej përshtypjeve të qytetarëve, edhe liderët politik aktualë në Kosovë, kanë deklaruar se Specialja ka probleme serioze në mënyrën se si operon.

Madje, Kryetar i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, në një intervistë të tij, pasi kishte udhëtuar për një vizitë të të burgosurve në Hagë, kishte deklaruar se ka kohë që po e mendon se si mund të interferohet – pa e cenuar procesin gjyqësor – që Gjykata Speciale të jetë më transparente në punën e saj.

Anomalitë e Speciales janë theksuar edhe nga ekspertë të drejtësisë, vendorë dhe ndërkombëtarë.

Albanian Post, bashkë me emisionin Opinion në Shqipëri, ka realizuar një dokumentar që shpërfaqë parregullsitë e këtij procesi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img