Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës ka komentuar intervistën e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një televizion në Kosovë. Ai ka thënë se intervista ka qenë skandaloze.
Gruda ka përmendur disa nga deklarimet e Haxhiut në këtë intervistë duke thënë se në një vend normal, një ministre e drejtësisë që flet me këtë gjuhë, nuk mund të gjendet.
“Është e pabesueshme mungesa e profesionalizmit në këtë shkallë. Ajo nuk e di cili është roli i saj në Qeveri.”, ka thënë Gruda.
Ky është postimi i tij:
Mbrëmë në “Interaktiv” të KTV-së, Ministrja e Drejtësisë pati një intervistë absolutisht skandaloze.
Ja disa nga gjërat absurde që tha ajo në këtë intervistë:
1. Akuza drejt Prokurorisë: “S’po kanë çka t’i bëjnë Kurtin, po merren me Berishajn e Krasniqin”.
2. Gjykata Kushtetuese po i pengon reformat në drejtësi.
3. Lista Serbe ka shumë incizime të opozitarëve, por nuk i nxjerrin.
Ju siguroj se në asnjë vend normal demokratik nuk mund të gjendet kurrë një Ministre e Drejtësisë që flet me këtë gjuhë. Është e pabesueshme mungesa e profesionalizmit në këtë shkallë. Ajo nuk e di cili është roli i saj në Qeveri.