-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

ABRASHI: SË SHPEJTI NISIM PROCEDURAT PËR NDËRTIMIN E TRANISTIT TË KLINËS

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi bashkë me kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, Kryesuesin e Kuvendit Komnunal, Fadil Gashi dhe nënkryetarin e Besim Hoti u dakorduan për vazhdimin e projekteve të parapara në këtë komunë.

Ministri Abrashi u zotua se së shpejti do të shpallen procedurat për nisjen e ndërtimit të transitit të Klinës.

 “Me kryetarin  e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj u dakorduam që së shpejti Ministria e Infrastrukturës do të nis procedurat për ndërtimin e rrugës së transitit të Klinës. Kjo rrugë do të shërbejë për shkarkimin e qytetit të Klinës nga numri i madh i veturave dhe lidhjen më të mirë me qytetet për rreth”, tha ministri Abrashi.

Ndërsa kryetari i Klinës e falënderojë ministrin për mbështetjen dhe vazhdimin e projekteve në këtë komunë, duke e vlerësuar shumë të rëndësishëm ndërtimin e transitit të Klinës.  

Kryetari tha se rruga transitore që parashihet do ta shkarkonte qytetin e Klinës nga komunikacioni i dendur i të gjitha llojeve të automjeteve. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img