Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi thotë se populli i Kosovës është që Qeveria Kurti ta përfundojë mandatin.
Por, thotë se ‘opozita në kor me tone agresive, po kërkon zgjedhje të reja’.
Kështu tha Abrashi në Debat Plus:
“Qysh kam mujtë me e vërejtë unë është që vullneti i popullit është që qeveria Kurti 2 është me e përfundu mandatin ashtu qysh e ka marrë në zgjedhje demokratike.
Mirëpo marrë parasysh korin e zërave opozitarë që ditë pas dite është duke u bë agresiv, e që unë dyshoj që i kanë të sinqerta.
Sado që do doja unë që VV t’i kishte 80 vota, mendoj që do të ishte shqetësuese për demokracinë në Kosovë”, tha ai. /Nacionale/