-2.9 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Abrashi: Po kompletojmë infrastrukturën e Dragashit, për ta bërë zonë të rëndësishme turistike

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, bashkë me zëvendësministrin, Hamza Balje, ka vizituar sot Komunën e Dragashit ku janë duke u kryer disa projekte infrastrukturore.
Ministri Abrashi fillimisht është ndalur tek punimet në rrugën Zhur-Dragash, që është duke u bërë zgjerimi dhe rehabilitimi i rrugës.
Abrashi theksoi se zgjerimi i rrugës është prioritet i Ministrisë së Infrastrukturës dhe krijon më shumë siguri për pjesëmarrësit në komunikacion.
Më pas ministri bashkë me kryetarin e Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, kanë vizituar edhe punimet që po zhvillohen në rrugën për Zaplluxhë.
Kjo rrugë është duke u rehabilituar me një shtresë të re të asfaltit dhe duke u zgjeruar, që është projekt i Ministrisë së Infrastrukturës.
Abrashi tha se kompletimi i infrastrukturës në Komunën e Dragashit do t’i shërbejë zhvillimit të turizmit dhe rritjes së vendeve të punës.
“Jemi në përfundim e sipër të asfaltimit dhe zgjerimit të rrugës nga Zaplluxha deri në Tyrbe, bazuar në memorandumin në mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Dragashit. Asfaltimi i kësaj rruge është me rëndësi të madhe për banorët e kësaj ane dhe ndikon në zhvillimin e turizmit dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Po punojmë në kompletimin e infrastrukturës së Dragashit, për ta kthyer në një zonë të rëndësishme turistike për Kosovën”, tha Abrashi.​

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img