1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

ABRASHI PËR 100 DITËSHIN E PUNËS: JEMI FOKUSUAR NË PROJEKTE TË MËDHA QË TA LIDHIM KOSOVËN ME REGJIONIN

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, bashkë me kabinetin e tij, ka prezantuar punën e 100 ditëve të ministrisë që drejton.

Abrashi bëri të ditur se njëri nga synimet e tij është trajtimi i punëve strategjike.

“Një prej synimeve kryesore që kemi punuar si kabinet, dhe na ka marr energji, ka të bëj me misionin dhe zhvillimin strategjik të ministrisë, që mendoj se ka munguar kohët e fundit. Sepse atë që kemi gjetur në ministri është se diku 80 për qind të projekteve janë punë e burimeve njerëzore, që janë pak a shumë detyra të komunave. Kjo ka ardhur si kërkesë e shumë zonave të Kosovës për infrastrukturë, që është me rëndësi, por ministria e ka humbur pak fokusin nga projektet e mëdha që e lidhin Kosovën me vendet e regjionit. Prandaj detyra jonë është që ta ndërlidhim Kosovën me vendet e regjionit, që ta ndihmojmë edhe zhvillimin ekonomik”, tha Abrashi.

Si një nga arritjet më të mëdha të 100 ditëshit të qeverisë, Abrashi e cilësoi kthimin e Kosovës në vëmendjen e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian. Në këtë pikë, listoi projektet të cilat janë prezantuar në SHBA. 

Në këtë mes, veçoi autostradën Besi – Merdare, që pritet të kap shifrën prej 250 milionë euro; linjat hekurudhore nga Fushë-Kosova në Merdare dhe atë deri tek porti i Adritatikut, për të cilat duhet të kryhet fizibiliteti; stacionin multi modal në Prishtinë i cili do të shërbejë port i mallrave dhe udhëtarëve e projekti i zhvillimit të Brezovicës, një qendër atraktive turistike.

Më tutje, Abrashi ka përmendur edhe prioritetin tjetër qeverisës rreth zhvillimit të aviacionit civil në Republikën e Kosovës duke dhënë edhe lajmin për uljen e taksave në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” dhe interesimin e kompanive të rëndësishme botërore për të zgjeruar operimin në Kosovë.

Krahas sukseseve, ministri Abrashi numëroi edhe sfidat me të cilat është përballur me të ardhur në krye të këtij dikasteri.

Ai tregoi se janë duke punuar maksimalisht për të zgjidhur problemet e rreth 300 projekteve aktive që janë në zhvillim e sipër dhe disa prej të cilave janë duke u vonuar si pasojë e pengesave në shpronësim apo të natyrës tjetër.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img