Abrashi: Nuk do të nxitohemi ta thërrasim seancën e Kuvendit, presim vendimin e plotë të Kushtetueses

90
Advertisement

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arban Abrashi thotë se kjo parti nuk do ta thirr seancën e Kuvendit pa e pranuar vendimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese.

Advertisement

Abrashi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se Gjykata Kushtetuese u bazua edhe në praktikat e vendeve tjera kur mori vendim në favor të shumicës parlamentare.

“Ky vendim i hap rrugë qeverisë së re”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Deputeti i LDK-së thotë se megjithatë do të presin edhe dokumentet përcjellëse nga Gjykata Kushtetuese në mënyrë që të mos ketë ndonjë hapësirë që dikush ta kontestojë qeverinë e re.

“Pasi të vijnë shkresat përcjellëse pastaj do të dorëzojmë kërkesën për seancë. Ne po bëjmë përpjekje që sa më parë të formojmë Qeverinë Hoti por po presim edhe materialet përcjellëse”.

Abrashi thotë se në vitin 2014, partnerët e VLAN-it nuk kanë arritur të merren vesh për formimin e qeverisë pasi LDK kërkoi drejtimin e qeverisë e AAK nuk pranoi.

“Edhe në vitin 2014 Gjykata Kushtetuese i kishte dhënë të drejt edhe subjekteve tjera për të formuar qeverinë”, tha ndër të tjera Arban Abrashi.

PostAdssFotoja e reklamës