Site icon PrishtinaPress

Abrashi me “Marakli t’biçikletave”, nesër me aktivitet të rëndësishëm

Nesër ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi së bashku me grupin e çiklistëve “Marakli t’biçikletave” do të bëjnë shenjëzimin e shtigjeve të biçikletave në hyrje të Fushë-Kosovës, te rrethi i kazermës “Adem Jashari”.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit, ky aktivitet do të fillojë në ora 10:00.

Njoftimi i plotë:

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, të shtunën (4 korrik 2020) do të bëjë shenjëzimin e shtigjeve të biçikletave në hyrje të Fushë-Kosovës, te rrethi i kazermës “Adem Jashari”, bashkë me grupin e çiklistëve “Marakli t’biçikletave”.

Ora: 10:00

Vendtakimi: Parkingu i Ministrisë së Infrastrukturës (me biçikleta).

Exit mobile version