Site icon PrishtinaPress

Abrashi: Me kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, Qeveria Kurti po rrëshqet në diktaturë

Sekretari organizativ i LDK-së, Arban Abrashi ka thënë se Qeveria Kurti nuk e ka respektuar Kushtetutën e as vendimet e Gjykatës Kushtetuese në vazhdimësi që ka të bëjë me lirinë e lëvizjes së qytetarëve të Kosovës.

Abrashi ka thënë se shpreson që kjo qeveri të këndellet dhe t’i respektojnë vendimet e institucioneve gjyqësore.

Ai ka shtuar se kufizimi i lëvizjes së qytetarëve është sinjal se kjo qeveri po rrëshqitet në diktaturë.

“Albin Kurti veprimtarinë e tij në qeverisje nuk e nisi siç pritej për të i shërbyer vendit dhe rendit kushtetuese, por rendit për të kontrolluar të gjithë. Mori vendim për kufizim të lirisë së lëvizjes për gjithë Kosovën. Kjo masë e vendosur edhe pse ishte ditur në fillim që ishte kundërkushtetuese një gjë të tillë e konstatoi pastaj edhe Gjykata Kushtetues, pavarësisht se Kushtetuesja i tha afat deri më 13 prill t’i mënjanoj shkeljet ligjore në vendimin e parë, Qeveria në detyrë njëjtë vendosi edhe herën e dytë vetëm se ia delegoi Ministrisë së Shëndetësisë për të nxjerrë masa që kufizojnë lirinë e lëvizjes”, tha Abrashi.

Abrashi më tutje tha se Kurti e anashkaloi Kuvendin dhe tregoi se nuk janë të interesuar për rend dhe ligj por janë të interesuar vetëm për pushtet

“Në vend se të i delegonte Kuvendit çështjet që ngriti Kushtetuesja ia delegoi Ministrisë së Shëndetësisë. Qeveria në ikje nuk e respektoi Kuvendin dhe tregoi se janë të interesuar për pushtet. Masat e vendosura nga Vitia, Gjykata Kushtetuese i ka konstatuar, këto masa antikushtetuese u vendosen pa votat e LDK-së pas shkarkimit të ministrit. Kurti shkarkoi një ministër të LDK-së për të krijuar shumicë dhe për të marrë vendime autoritare dhe kundërkushtetues. Kërkojmë që urgjentisht të heq Prishtinën nga karantina”, tha Abrashi.

Ai shtoi se kjo qeveri ka vendosur masa të kundërligjshme dhe kundërligjshëm ka arrestuar personat që nuk i kanë respektuar këto masa kundërkushtetuese.

Abrashi ka thënë se kjo qeveri nesër mund t’i kushtojë shumë vendit. Ai shtoi se Kurtit nuk i mjaftuan këto masa kundërkushtetuse dhe shkelja e ligjit, por ai madje edhe iu drejtua me një letër kërcënuese Gjykatës Kushtetuese.

“Duke u zhytur edhe më shumë në tendencat për të kontrolluar gjithçka, i është drejtuar me një letër kërcënuese Gjykatës Kushtetuese duke thënë se nëse merr për bazë ankesa tjera tregohet e anshme. Pra vendimet e çdo institucioni duhet të jenë në sinkron me të përndryshe ai tregohet i anshëm”, ka thënë ai.

Abrashi ka thënë se në këto ditë të qeverisjes, Kurti shfaqi dashuri për Serbinë, duke i lejuar serbët të hyjnë në Kosovë ndërsa e kanë maltretuar ish-presidentin Behgjet Pacolli.

Exit mobile version