-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Abrashi mbron Kusari-Lilën: S’jemi aspak të befasuar me nivelin në të cilën kanë rënë kundërshtarët tanë politik

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka komentuar përgjimet e publikuara dje në media mes shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lilës, dhe ish-deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiq. Abrashi nuk është i befasuar nga këto përgjime dhe i quan ato “forma të intimidimit politik”.

Ai shpreh bindjen se opozita po ndërmerr një fushatë agresive kundër qeverisë së Albin Kurtit përmes lidhjeve të tyre të ngushta me Listën Serbe. Abrashi thekson se ata nuk janë të befasuar dhe se kundërshtarët e tyre politikë po krijojnë çështje të paqena me qëllim të kundërshtimit të qeverisë së LVV-së.

Abrashi gjithashtu theksoi se kundërshtarët e tyre kanë arritur në një nivel të tillë që krijojnë situata të pazakonta për të kundërshtuar qeverisjen e LVV-së, veçanërisht në çështjen e veriut të Kosovës.

Deputeti i VV-së shprehet se qeveria e Kosovës ballafaqohet me sfida serioze dhe është e detyruar të përmbushë obligimet e saj në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, duke përfshirë edhe zgjerimin e sovranitetit të vendit në tërë territorin e Kosovës.

“Nuk jemi aspak të befasuar me këto forma të intimidimit politik. Unë ndryshe nuk mund ta quaj këtë. Kjo fushatë agresive e opozitës fillimisht pastaj e disa zgjatimeve të saj në disa media të bizneseve të caktuara e siç po shihet edhe me lidhje shumë të fuqishme me Beogradin nëpërmjet Listës Serbska ka pru një situatë të tillë ku krijohen tema përmes së cilave synohet që të komprimitohet qasja shumë serioze e pushtetit të udhëhequr nga Vetëvendosje veçanërisht me çështjen e veriut,” – deklaroi Abrashi në emisionin “ReSpublika” në Tëvë1.

“Nuk jemi aspak të befasuar, natyrisht të zhgënjyer me nivelin në të cilën kanë ra kundërshtarët tanë politik të dëshpëruar që krijojnë kauza të qena të paqena me qëllim të kundërshtimit të Qeverisë, mirëpo në rastet kur Qeveria e Kosovës ballafaqohet me situate shumë serioze, me obligime të cilat rrjedhin nga detyrimet e saja të përcaktuara me Kushtetutë dhe ligj sikurse që është shtrirja e sovranitetit të vendit në çdo cep të territorit të Kosovës atëherë krejt këto nuk po munden me i kuptua por jo vetëm unë por edhe qytetarët”, pohoi ai më tej.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img