0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Abrashi lanson projektin për punësimin e 90 pjesëtareve të komuniteteve RAE

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, lansoi projektin skema e trajnimit në punë.
Në parapërgatitje të këtij projekti, ministri Abrashi pati një seri të takimeve me deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e komuniteteve, Danush Ademi, Kujtim Paçaku dhe Etem Arifi.
Sipas njoftimit për media, në këto takime, deputetët falënderuan ministrin për këtë iniciativë, si dhe ofruan përkrahjen e tyre të pa rezervë në këtë projekt, si dhe në përfshirjen sa më të madhe në projekte të ngjashme të pjesëtarëve të komuniteteve.
“Projekti në fjalë do të përfshijë 90 punëkërkues pjesëtarë të komuniteteve të lartpërmendura, me kohëzgjatje prej 3 muajsh, ku shuma e kompensimit për praktiken në punë përfshinë vlerën prej 150 euro. Kjo shumë parashihet të mbulojë shpenzimet e udhëtimit dhe ushqimit, përderisa kandidatët përfitues, pjesëtarë të komuniteteve romë, ashkalinj dhe egjiptas, duhet të jenë punëkërkues të regjistruar në Zyrat e Punësimit”, thuhet në njoftim.
Edhe në këtë rast, Abrashi falënderoi deputetët përfaqësues të komuniteteve për kontributin dhe bashkëpunimin e tyre në përkrahje të punës së tij dhe të ekzekutivit, ndërsa ftoi përfaqësuesit e komuniteteve që t’i kontribuojnë zhvillimeve që inkurajojnë pjesëmarrjen më të madhe të qytetarëve, pjesëtarë të komuniteteve, në tregun e punës.
Aplikimi për këtë skemë është i hapur nga data 16 deri më 23 shtator 2016./PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img