1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Abrashi, Hotit: Mos ndonjë anëtar i udhëheqjes suaj është duke u hetuar?

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, thotë se sa herë që flitet për korrupsionin, mendja dhe shikimi të shkon te ndërtesa shumëkatëshe e qeverisë. E që sipas tij, qeveria aktuale nuk ka interes të luftojë atë, për shkak se ka interesa klanore dhe partiake.

Ai gjatë interpelancës së kryeministrit Avdullah Hoti, në lidhje me shfuqizimin e task-forcës anti-korrupsion në Policinë e Kosovës, e ka pyetur shefin e ekzekutivit pse morri këtë vendim. Duke hamendur se ndonjë anëtar i udhëheqjes së tij partiake është duke u hetuar.

“Tregoni arsyen e vërtetë objektive dhe subjektive pse është shfuqizuar ky mekanizëm, a mos ndoshta ndonjë anëtar i udhëheqjes suaj partiake është duke u hetuar. Flisni, këtu është vendi për të folur, me fol të vërtetë”, e ka pyetur kryeministrin.

Sipas tij, qeveria Hoti i ka shpallur luftë kujt do që e lufton korrupsionin, për çka shtoi se pa konsultuar askënd ka marrë vendim për shfuqizimin e task-forcës brenda Policisë së Kosovës.

“Sa herë flitet për korrupsionin, shikimi kthehet kah ndërtesa shumëkatëshe e qeverisë. Na duhet neve një ngjarje tjetër që e përmbys këtë rrethanë. Sa herë që flitet për luftën kundër korrupsionit, vështrimi të kthehet tek një qeveri e ndershme, me vullnet dhe e vendosur. Kosova një përvojë negative e ka që 20 vjet, kurse përvojën pozitive e kishte gjatë 100 ditëve të qeverisë Kurti. Është e zakonshme që në Kosovë politikanët të kenë gojën plot luftë kundër korrupsionit. E vërteta e tyre është lufta kundër korrupsionit, anti-korrupsionit. Ju kujtohet besoj një shkarje e tillë kur një ministër i Drejtësisë theksonte që në ditën kur e kishte marrë detyrën, theksoi se do të përkushtohet për ta forcuar korrupsionin. Dhe kjo është realisht ajo çfarë po bëni ju”, u shpreh ai.

Ai ka theksuar se shuarja e kësaj task-force ishte gabim dhe se cenon rëndë mekanizmin institucional për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Në këtë kuptim, shuarja e një task-force të tillë pa asnjë analizë paraprake të mbështetur vetëm në supozime se ky vendim është kundër-kushtetues, cenon rëndë mekanizimin institucional për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Pra qeveria ka vendosur që të shuaj mekanizma institucional për luftimin e krimit kinse kjo forcë ishte kundër kushtetuese”, ka shtuar Abrashi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img