Deputeti i VV-së, Artan Abrashi është treguar i ashpër në reagimin e tij ndaj kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Abarashi ka shkruar se Klinaku është mbështetës i PDK-së dhe sipas tij, PDK nuk e ka braktisur vrasjen si mjet ndaj kundërshtarëve.

“Faton Klinaku ka qenë çdoherë konsistent. Vazhdimisht ka deklaruar dhe deklaron mbështetjen e tij të hapur ndaj PDK-së. Përherë ka vepruar dhe vepron në koordinim të hapur me agjendën politike të PDK-së. OVL në krye me të ishte dhe është instrument politik i PDK-së. Faton Klinaku është ndërgjegja e kulluar e PDK-së, instikti i saj pa mbulesën e gjuhës së matur”.

“Pse ndër mijëra fjalë për të ilustruar një mendim, ai zgjedhi pikërisht fjalën vrasje? Kjo fletë shumë. Është dëshmia e qartë se PDK në regjistrin e saj të metodave ende nuk e ka braktisur vrasjen si mjet ndaj kundërshtarëve të vet”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërkohë, Klinaku në Facebook ka shkruar ndër të tjera se: “Më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”.

Kreu i veteranëve Faton Klinaku e bën një postim skandaloz, e përmend vrasjen e Kurtit – Prishtina (prishtinapress.net)