1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Abrashi: Demarkacioni kthehet në kuvend, shpejt

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, njëherësh zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, në Ballë për Ballë të Klan Kosovës, ka thënë se tërheqja e pikës për votimin e demarkacionit me Malin e Zi nga seanca plenare e Kuvendit të Kosovë, të enjten, ka qenë veprimi më racional i mundshëm, për shkak të situatës.
Ai më tutje ka theksuar se kjo kohë duhet shfrytëzuar për shoshitje dhe ballafaqim të fakteve deri në shterrje të tyre.
“Ky ka qenë hap pragmatik dhe racional, duke marrë parasysh seancën e sotme, ku një numër i deputetëve ka qenë i shtantazhuar dhe ka pasur nxitje publike për qytetarët. Është në funksion të komunikimit më të madh, debatit më të gjerë. Kemi menduar që përmes debateve të fundit, shoshitjes së fakteve të vazhdojmë përpara. Opozita e ka rritur profilin e kësaj cështje, që e tejkalojnë debatin parlamentar. Opozita i dërgon sinjale botës se ne kemi probleme me Malin e Zi”.
“Arsye kanë qenë edhe protestuesit jashtë, edhe pse mund të quhet protestë e dështuar. Nuk kanë qenë mbi 400 protestues para Kuvendit të Kosovës. Nuk besoj që ia kanë arritur qëllimit. Ne do të procedojmë me agjendën europiane. Në afat rekord do ta risjellim këtë marrëveshje në kuvend. Kjo kohë nis nga java e ardhshme”.
Abrashi ka deklaruar se ka pasur shumë arsye pse kjo pikë u hoq nga rendi i ditës, ndër të cilat edhe mosgatishmëria e Listës Serbe për të qenë pjesë e seancës.
“Besoj që do t’i kontaktojmë ditëve në vijim serbët dhe të marrim vesh arsyet e tyre për mospjesëmarrje në seancën e Kuvendit të Kosovës. Nuk duhet që të futemi në kurthe të kushtëzimeve. Fatkeqësisht këtë gjë është duke e bërë opozita. Kërkesat ekskuzive po i bëjnë edhe partitë tjera të veprojnë ashtu”.
Zëdhënësi i qeverisë ka thënë se mosvotimi i demarkacionit të enjten është humbje për Kosovën, duke ritheksuar se për bindjen e tij marrëveshja është plotësisht e përputhshme kufijtë e vendit si ish republikë autonome brenda ish Jugosllavisë.
“Sot ka humbur Kosova, sepse nuk janë konsoliduar kufijtë e shtetit, për faj të shumicës shqiptare. Ne kemi pasur dhe kemi garancione të fuqishme se kjo marrëveshje e demarakionit të kufirit me Malin e Zi është në rregull. Këto kilometra që i ka Kosova i ka pasur edhe në vitin 1974, si krahinë atonome brenda ish Jugosllavisë”.
 
Fjalët kyçe: Arban Abrashi, Demarkacioni, Se shpejti ne kuvend
Sponsored by Revcontent
What Happens When a Guy From Albania Wins An American Lottery
The Most Addictive Game Of The Year! Play With 15 Million Players Now!
Generate A High-Quality User Experience with Revcontent
Join Revcontent To Increase User Engagement and Reach
Google AMP Builds a Better User Experience on Mobile
Patch.com Chooses Revcontent for Superior Ad Quality and User Experience

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img